Shkëndija dhe FC Shkupi në garë për golashënuesin më të mirë të Vardarit

Shkëndija e mbylli në pozitën e parë, derisa FC Shkupi stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e dytë. Që të dyja skuadrat pritet të luftojnë për titullin kampion edhe në pranverë, aty ku skuadrat pritet të përforcohen me emra të rinj.

FC Shkupi veçmë ka nisur, teksa thuhet se kanë gati 3 marrëveshjet e para, ndërsa së fundmi janë futur në garë edhe për shërbimet e golashënuesit më të mirë të Vardarit në pjesën e parë të sezonit, Matej Cvetanoski, për shërbimet e të cilit gjithashtu interes ka shfaqur edhe Shkëndija e Tetovës.

Lajmin për interesimin e këtyre dy skuadrave për “infOSport.mk” e konfirmoi edhe vetë futbollisti në fjalë.

“Po, e vërtetë, ka diçka të tillë, mirëpo ende nuk kam vendosur. Do mendohem mirë një periudhë dhe më pas do vendos. Pra për momentin ende nuk kam vendosur për të ardhmen time. Me shumë gjasa do të largohem nga Vardari, duke pasur parasysh se përveç ofertave që kam nga Maqedonia, kam edhe nga jashtë” – tha enkas për “infOSport.mk”, Matej Cvetanoski.

Me 6 gola të shënuar Matej Cvetanoski në stinorin vjeshtorë rezultoi të jetë golashënuesi më i mirë te Vardari, ndërsa gjithashtu ishte edhe asistuesi më i mirë i “kuqezinjëve” me 5 asistime.

Vlen të theksohet se pikërisht falë golit të tij në shtator, Vardari kishte mundur minimalisht 1:0 FC Shkupin.

Leave a Reply