FC Shkupi gjatë ditës së sotme pritet të prezantojë një nga transferimet e para në prag të stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor. Siç mëson “infOSport.mk”, i pari që do të prezantohet nga ana e drejtuesve të FC Shkupit, është talenti nga Manastiri, Kristijan Trapanovski, që te skuadra nga Çairi vjen nga rradhët e Akademia Pandev.
Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 21-vjeçar, që luan si sulmues i krahut të majtë, ndërsa ka bërë edhe karrierë ndërkombëtare, duke luajtur në Çeki dhe Sllovaki.
Një emër tjetër që pritet së shpejti të prezantohet është edhe ai i reprezentuesit të Ruandës, Abdul Ruatubjaje, ndërsa këtyre ditëve drejtuesit e skuadrës nga Çairi do të ulen në tavolinë për të biseduar çështjet e fundit edhe me talentin shkupjan, Lavdrim Fazliu.