Kristijan Trapanovski edhe zyrtarisht mund të llogaritet një futbollistë i FC Shkupit. Ai gjatë ditës së sotme ka vënë të zezën mbi të bardhë, duke firmosur me FC Shkupin kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
“Po, sot edhe zyrtarisht arritëm marrëveshje. Kemi nënshkruajtur kontratë 1+1 me drejtuesit e FC Shkupit. Jam shumë i kënaqur që do jem pjesë e tyre. Premtojë se do të jap gjithçka që FC Shkupi të arrijë rezultate të mira. Shpresoj të shënojë sa më shumë gola dhe asiste” – u shpreh enkas për “infOSport.mk” përforcimi i parë në prag të stinorit pranveror i FC Shkupit, Kristijan Trapanovski.
21-vjeçari, i cili luan si sulmues i krahut të majtë te FC Shkupi vjen nga rradhët e Akademia Pandev, ku edhe kishte nisur karrierën e tij, ndërsa kishte bërë edhe karrierë ndërkombëtare duke luajtur në Çeki me skuadrat e Slavia Praga, Viktoria Zhizhkov dhe Tatran Preshov, ndërsa në Sllovaki kishte luajtur me ekipin e Podbrezova.