Tirana duket se ka arritur akordin me Ferhan Hasanin, mesfushorin e mirënjohur nga Tetova, i cili për momentin është futbollist i lirë. Burime ende jozyrtare kanë bërë me dije se palët kanë një gjuhë të përbashkët dhe me shumë mundësi do të firmosin kontratë bashkëpunimi.
Palët kanë pasur bisedime të gjata, dhe me sa kuptohet, është arritur një marrëveshje paraprake që mund të mbyllet në ditët në vazhdim.
30-vjeçari ka talentin, eksperiencën dhe klasin që mund t’i ndihmojë bardheblutë të zgjidhin disa nga problemet që kanë hasur në këtë fillim sezoni.
Si duket “Buba”, që mund të luajë në çdo pozicion të repartit të avancuar, është gati për të provuar veten në kryeqytetin shqiptar, pasi së fundmi ishte pjesë e skuadrës së njohur finlandeze të Helsinkit, me të cilën skuadër fitoi titullin kampion dhe Kupën.