Nëse Shkëndija do luante në Shqipëri, a do dilte kampion? Ishte kjo pikërisht një nga pyetjet e bëra trajnerit të Shkëndijës sonte në emisionin “Zona Gol” në SuperSport, derisa trajneri kuqezi, u shpreh: “Kampionati shqiptarë ka ekipe si Kukësi, Partizani, Laçi, Tirana, Teuta që çdo vit luftojnë për titullin kampion. Në Maqedoni janë më pak ekipe, megjithatë nëse Shkëndija do të luante në Shqipëri, absolutisht do të konkurornte për të dalë kampion, them me organikën që ka”.
Ernest Gjoka, më tej tha se këtë vit skuadra e tij ka konkurrentë serioz te FC Shkupi dhe Makedonija GJ.P., ndërsa nuk harroi për të lëvdëruar edhe paraqitjet e Struga Trim Lum, si skuadra që nuk ka pësuar asnjë disfatë në terren vendas.