Atletik Bilbao të premtën në mbrëmje mundi 2:0 Hueskën në ndeshjen e parë të javës së 15-të. Në këtë mënyrë skuadra baske u rikthye te fitorja pas plotë katër javësh, teksa një episod i rrallë ndodhi në ndeshjen e zhvilluar në “San Mamesh”.
Mbrojtësi i skuadrës mike, Jorge Pulido zbriti në fushë me telefon në pjesën e dytë. Nuk e kishte kuptuar fare dhe për mbi 6 minuta po luante me të në xhep. Në një moment u kthjellua, kuptoi çfarë kishte ndodhur dhe ai dorëzoi atë arbitrit kryesor.
Ky i fundit ndaloi lojën dhe ia dorëzoi të njëjtin arbitrit të katërt.
Ndërkohë po i njëjti futbollistë ishte në qendër të vëmendjes edhe në minutat e fundit të takimit, më saktësisht në minutën e 86-të, kur shkaktoi penalti, duke u ndëshkuar në këtë mënyrë edhe me kartonin e dytë të verdhë, duke u larguar para kohe nga fusha, teksa pikërisht në atë minutë Bilbao përmes Kenan Kodro shënoi golin e avantazhit, që më pas në minutën e 91-të Nunjesh të shënoi edhe golin e dytë dhe final të këtij takimi. (infosport.mk)