Si rrjedhojë e lëndimit të Zlatan Ibrahimoviç, Milani është i detyruar që në merkaton e Janarit të kërkojë sulmues.
“SportMediaset”, raporton se Milani është duke e ndjekur sulmuesin e Xhenoas, Xhanluka Skamaça.
21-vjeçari është nën pronësi të Sassuolos, ndërsa këtë sezon ka shënuar gjashtë gola në 11 ndeshje të luajtura.
Milan nesër do të përballet me Sassuolon, ndërsa drejtuesit pritet të zhvillojnë edhe një takim para ndeshjes për të diskutuar pikërisht rreth transferimit të Skamaças në “San Siro”.