Ernest Gjoka e ka për detyrë të dalë kampion me Shkëndijën këtë edicion. Profesori nga Tirana një gjë të tillë tha në emisionin sportiv “Zona Gol” në SuperSport. Kjo deklarata e strategut të “kuqezinjëve” me siguri se do të gëzojë shumë edhe tifozët e Shkëndijës, që dëshirojnë të rikthejnë titullin në Tetovë.
“Unë e kam të detyrueshme të dalë kampion, te Shkëndija nuk mund të shkosh nëse nuk ke ambicie për të dalë kampion” – u shpreh Ernest Gjoka, i cili në kontratën që ka me “kuqezinjtë” ekziston një klauzolë, sipas së cilës kontrata e tij do të vazhdohej, vetëm nëse ai do të dilte kampion këtë vit me Shkëndijën.
Kujtojmë stinorin vjeshtorë Shkëndija e mbylli në pozitën e parë me 39 pikë, 6 më shumë se FC Shkupi dhe Makedonija GJ.P, që ndodhen në pozitat 2 dhe 3.