Fitojnë Milani dhe Interi, “kuqezinjtë” vazhdojnë kryesimin (VIDEO)

Milani dhe Interi kanë shënuar fitore minimale në ndeshjet e javës së 13-të, duke vazhduar kështu të kryesojnë në dy pozitat e para, me “kuqezinjtë” që kanë një pikë më shumë se “zikaltërit” e Anonio Konte, njofton “infOSport.mk”.

Milani e nisi furrishëm ndeshjen në transfertë ndaj Sasuolos, teksa një aksion mirë i përgatitur edhe në stërvitje ju dha atyre avantazhin vetëm pas 6.76 sekondash lojë. Hakan Çalhanogllu mjaft mirë pasoi për sulmuesin portugez, i cili nuk fali, duke shënuar golin më të shpejtë në historinë e “Serie A”.

Nuk vonoi shumë dhe turku Çalhanogllu në minutën e 9-të shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Sasuolos, mirëpo i njëjti u anulua shkaku se Saelemaekers kishte qenë në pozitë jashtëloje.

Megjithatë Milani i’a arriti qëllimit që të shënojë golin e dytë, kësaj rradhe me Saelemaekers, i cili në minutën e 26-të i siguroi epërsi komode skuadrës “kuqezi”. Berardi me një gol të shënuar në minutën e 89-të bëri që shpresat e vendasve të rindizen, mirëpo ishin të kota, pasi “rossonerët” nuk lejuan që të rrezikohen, ashtu që në fund me meritë shënuan fitore 2:1.

Me po të njëjtin rezultat, Interi në “Xhuzepe Meaca” mundi Specian. Që të tre golat në këtë ndeshje u realizuan në pjesën e dytë, ku për “zikaltërit” reallizuan Hakimi (52’) dhe Lukaku (71’) nga penaltia, derisa golin e nderit për miqtë e realizoi Picolli në minutën e 94-të, transmeton “infOSport.mk”.

NDESHJET TJERA – Kaljari nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 si vendas kundër Udinezez, Benevento e Filip Inzaghit mundi Xhenoan me rezultat 2:0, ndërkohë ndeshja e parë e ditës së sotme midis Torinos dhe Bolonjas u mbyll me shifrat 1:1.

Leave a Reply