Arbër Zeneli po shkëlqen në elitën e futbollit francez me fanellën e Reims, duke ndihmuar këtë skuadër qoftë me gola, apo edhe me asistime. Pas golit të shnëuar ndaj Brest, kur si zëvendësues shënoi një super gol nga rivënia e këndit, Zeneli në dy ndeshjet e rradhës ka luajtur si titullarë, përfshirë këtu edhe takimin e sotëm në “Velodrom” përballë Olimpik Marsejës, njofton “infOSport.mk”.
Zeneli edhe në këtë ndeshje doli të jetë protagonistë, teksa në minutën e 21-të pas një kundërsulmi të shpejtë dhe një asisti brenda zonës kundërshtare, bëri që futbollisti vendas, Juto Nagatomo, ndryshe një ish futbollistë i Interit dhe Galatasarajit, të shënojë në rrjetën e gabuar.
Kundërpërgjigjja e vendasve edhe në minutën e fundit të pjesës së parë, kur Tauvin shënoi për 1:1, rezultat ky që në fund doli të jetë edhe rezultati final i këtij takimi.
Përveç Zenelit, i cili në këtë ndeshje luajti deri në minutën e 71-të, titullarë te Reims, duke luajtur për gjatë 90-të minutave, ishte edhe futbollisti tjetër i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, transmeton “infOSport.mk”.
Reims me 14 pikë të tubuara në 16 ndeshje, renditet në pozitën e 16-të, ndërkohë Olimpik Marseja vazhdon të mbajë pozitën e katërt me 28 pikë.