Zlatan Ibrahimoviç do të mungojë për takimin ndaj Sassuolos, pasi i njëjti është ankuar në dhimbje gjatë stërvitjes së djeshme.
Zlatan thuhet se u ankua për disa probleme në lidhje me dëmtimin e muskulit që e ka mbajtur atë jashtë fushës që nga fitorja 3:1 ndaj Napolit.
Ai është në dyshim të fortë për ndeshjen kundër Sassuolos dhe rikthimi i tij mund të shtyhet për të shmangur rrezikimin e një lëndimi të ri.
Stafi mjekësor i “kuqezinjëve” synon të ketë 39-vjeçarin në formë për ndeshjet kundër Beneventos dhe Juventusit më 3 dhe 6 janar.
Ibrahimoviç është aktualisht golashënuesi më i mirë në Serie A, pasi ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në një.