Bylbyl Sokoli me Gjilanin e tij i ka mbajtur leksion Ballkanit të Ismet Munishit në ndeshjen e vlefshme të javës së 18-të në Superligën e Kosovës, duke e mundur midis Suharekës me rezultatin e thellë 4:0, njofton “infOSport.mk”.
Figurë qendrore e këtij takimi doli të jetë Ardi Hila, që shënoi “hat-trik”, ndërsa një gol tjetër për ekipin gjilanas realizoi malazezi Darko Nikaç.
Ishte kjo fitorja e 8-të sezonale për Gjilanin, që tashmë me 29 pikë i afrohet në vetëm dy pikë Prishtinës së vendit të tretë.