Feronikeli transferon ish futbollistin e Vardarit

Skuadra e Superligës së Kosovës, Feronikeli, që drejtohet nga strategu shqiptarë, Klodian Duro, gjatë ditës së sotme ka prezantuar futbollistin malazez, Damir Kojasheviç, i cili në të kaluarën ka luajtur me ekipin e Vardarit në Maqedoni, ndërsa gjithashtu ka qenë edhe pjesë e kombëtares malazeze, njofton “infOSport.mk”.

Kojashevic me përfaqësuesën e Malit të Zi ka zhvilluar 8 ndeshje, ndërsa vlen të theksohet se ka pasur një karrierë të bujshme, ku përveç në Maqedoni, ka luajtur edhe në Poloni me skuadrat e Jagiellona dhe Gorniz Leçzna, në Kazakhistan me FC Astana, në Uzbekistan me Lokomotiv Tashkent, në Bosnje e Hercegovinë me FK Sarajevën, në Serbi me Vojvodinën dhe Radniçki Nish, ndërkohë në vendlindjen e tij ai ka qenë pjesë e skuadrave të Zeta Golubovac, B. Podgorica, FK Mladost dhe Sutjeska Nikshiç, për të cilën skuadër në stinorin vjeshtorë kishte zhvilluar 7 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.

Te Vardari, Kojasheviç erdhi janarin e vitit 2016-të, duke luajtur deri me 31 gushte të vitit 2017-të, periudhë në të cilën zhvilloi plotë 47 ndeshje, duke regjistruar edhe 13 gola dhe 12 asiste, transmeton “infOSport.mk”.

33-vjeçari Kojasheviç luan si mesfushor ofenziv, ndërsa do të jetë kjo hera e parë në karrierën e tij që do të luaj në futbollin kosovar, që nga sezoni në sezon po rrëmben futbollistë kualitativ, duke ngritur në këtë mënyrë cilësinë e kampionatit.

Leave a Reply