Skuadra e Barcelonës ka lëshuar pikë sërish në La Liga, duke barazuar 2:2 në “Kamp Nou” kundër Valencias në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, njofton “infOSport.mk”.
Mysafirët nga “Mestalja” kaluan të parët në avantazh me golin e Diakabi në minutën e 29-të, për të ardhur kundërpërgjigjja e “katalunasve”, fillimisht me Lionel Messin, i cili barazoi rezultatin në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë, ndërkohë pas 7 minutave lojë në pjesën e dytë Ronald Araujo shënoi edhe golin e dytë për Barcelonën, duke i dhënë avantazhin për herë të parë skuadrës së tij.
Megjithatë Valencia në minutën e 69-të me anë të Maksi Gomez arriti që të barazojë shifrat, duke u larguar me pikë nga Katalunja.
Kësisoj pas dy fitoreve rradhazi, Barcelona sërish tregoi mangësitë e saj, duke u larguar edhe më shumë nga kreu.
Kjo ndeshje do të mbahet mend edhe për rekordin e Lionel Messit, i cili falë golit të shënuar në pjesën e parë barazoi rekordin e legjendës braziliane, Pele, për më shumë gola të shënuar me një skuadër, 643 gola, transmeton “infOSport.mk”.
Këtë shifër të golave (643), Lionel Messi e arriti në 748 ndeshje, duke bërë që të ketë një mesatare më të mirë shënuese se Pele me ekipin e Santos, që shënonte po aq gola, por në 9 ndeshje më shumë.
¡¡HISTORIA PURA!! ¡LEO MESSI ACABA DE IGUALAR A PELÉ EN CANTIDAD DE GOLES (643) EN UN MISMO CLUB! pic.twitter.com/mzDgu9EVPv
— SportsCenter (@SC_ESPN) December 19, 2020