Shalke 04 sërish ka ndërruat trajner. Një gjë të tillë klubi gjerman ka njoftuar përmes profilit zyrtarë në “Twitter”, ndërsa arsyeja për shkarkimin e Manuel Baum ishte seria e rezultateve të dobëta.
Baum u emërua në krye të ekipit në muajin shtator, kur zëvendësoi David Vagner, por nuk ishte në gjendje të kthente formën jo të mirë që Shalke 04 po tregon në këtë pjesë të parë të sezonit.
Manuel #Baum has been relieved of his duties as head coach ⤵️
— FC Schalke 04 (@s04_en) December 18, 2020
Ekipi nga Gellzenkirshen tashmë 28 ndeshje radhazi nuk dinë për fitore dhe si pasojë ata renditen në vendin e fundit në kampionat, me vetëm 4 pikë pas 12 ndeshjeve të para.
Ndërkohë drejtuesit e klubit kanë vendosur që klubin përkohësisht ta udhëheq një legjendë e tyre, Huub Stevens. Ky i fundit do të jetë në provë në dy ndeshjet e radhës kundër Arminia Bilefilldit si vendas dhe kundër Hertës në Berlin.
Kjo është hera e katërt që Stevens dp të drejtojë Shallke 04, pasi një gjë të tillë kishte bërë edhe më herët, gjatë viteve 1996, 2011, dhe në vitin 2019.