Makedonija GJ.P angazhon një mbrojtës nga rradhët e Vardarit

Pas trajnerit Aleksandar Vasoski, i cili edhe zyrtarisht i dha fund qëndrimit të tij te Vardari, futbollisti i parë që largohet nga rradhët e skuadrës me më shumë trofe në vendin tonë, është braziliani Çarleston Silva dos Santos, transmeton “infOSport.mk”.

Çarls te Vardari erdhi shtatorin e këtij viti nga rradhët e skuadrës bullgare të Carsko Selo, teksa me fanellën “kuqezi” regjistroi 8 paraqitje. Kanë mjaftuar po kaq ndeshje, që Zhikica Tasevski ti thotë “PO” angazhimit të tij te Makedonija GJ.P, që ditë më parë riktheu në rradhët e veta edhe brazilianin, Robson da Silva.

Dy lëvizje mjaft të mira nga ana e drejtuesve të Makedonija GJ.P, që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e tretë me 33 pikë, 6 më pak se kryesuesit e Shkëndijës.

Përveç kësaj, kjo skuadër do të luaj edhe në gjysmëfinale të Kupës, ashtu që dëshira e tyre e madhe është që të sigurojnë një vend për në garat europiane, aty ku së fundmi kishte luajtur në vitin 2019-të.

Leave a Reply