Juventus Serava në kuadër të javës së 9-të në elitën e futsalit vendor, mundi Kratovën me rezultatin e thellë 22:6, njofton “infOSport.mk”. Është ky rezultati më i thellë i shënuar në historikun e skuadrës nga Serava, prej kur se kjo skuadër garon në mesin e më të mirëve.
Megjithatë ky nuk është rekordi në elitën e futsalit vendor, pasi skuadra e Gemixhi Veles me 20 mars të vitit 2011-të kishte mundur ekipin e Ilinden Makedonski Brod me rezultatin 34:3.
Një rezultat ky që edhe pas gati 10 viteve nuk mund të përsëritet nga ndonjë skuadër tjetër.
Rekordin e dytë, kur janë në pyetje rezultatet më të spikatura në elitën e futsalit vendor, e mban Zhelezareci, që me 6 tetor të vitit 2010 kishte mundur po ekipin e KMF Ilinden Makedonski Brod, me rezultatin 25:1.
Zhelezareci në historikun e vetë ka edhe një tjetër rezultat me mbi 20 gola, atë të 17 dhjetorit të vitit 2006, kur me shifrat 22:5 kishte mundur ekipin e KMF Ilinden Kumanovo.
Ndërkohë mbrëmë saktësisht pas 14 viteve, Juventus Serava shënoi fitore me rezultatin 22:6 ndaj Kratovës, duke u bërë kështu rezultati i katërt më i thellë në historikun e futsalit vendor.
Një ndeshje tjetër, në të cilën një skuadër kishte shënuar 20 gola, ishte ajo e 22 prillit të vitit 2007, kur SEEU Tetova kishte mundur ekipin e Elitës po nga Tetova me rezultatin 20:19.
Janë këto 5 rezultatet më të thella në historinë e futsalit vendor, që “infOSport.mk” i siguroi për lexuesit e saj.