Ish sulmuesi i FC Shkupit në stilin e “fenomenit” shënon në Hungari (VIDEO)

Tifozët e FC Shkupit e mbajnë mend shumë mirë emrin e sulmuesit boshnjak, Marin Jurina, i cili te skuadra “bardhekaltër” nga Çairi kishte pasur një aventurë të shkurtër, njofton “infOSport.mk”.

27-vjeçari te FC Shkupi kishte luajtur nga korriku deri në fund të dhjetorit të vitit 2019-të, teksa brenda kësaj periudhe të shkurtër arriti që të përfitojë zemrat e “Shvercerave” me golat e tij.

Jurina në 19 ndeshje me FC Shkupin shënoi 9 gola, ndërsa të njëjtën gjë, edhe pse jo ndoshta në mënyrë aq efikase sikurse te skuadra nga Çairi, vazhdon ta bëjë edhe në kampionatin elitar hungarez me fanellën e skuadrës së Mezőkövesd Zsóry FC.

Jurina së fundmi ka rezultuar deçiziv për skuadrën e tij, duke shënuar golin e vetëm dhe të fitores në transfertën ndaj Budafoki në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit hungarez.

Edhe pse në lojë u inkuadrua nga bankina (57’), Jurina në minutën e 81-të në stilin e “fenomenit”, Luis Nazario da Lima Ronaldo, duke tejkaluar dy futbollistë kundërshtarë, arriti që të mposhtë portierin kundërshtarë.

Ishte ky vetëm goli i dytë i shënuar këtë edicion për Jurinan me fanellën e Mezőkövesd Zsóry FC, skuadër kjo që me 17 pikë renditet në pozitën e 8-të, transmeton “infOSport.mk”.

Kujtojmë, Jurina te Mezőkövesd Zsóry FC u transferua janarin e këtij viti, pasi kishte përfunduar huazimin e tij te FC Shkupi nga rradhët e skuadrës boshnjake të Çelik.

Leave a Reply