Ish futbollisti i kombëtares së Italisë, Viçenco Jakinta është dënuar me dy vjet burgim për “armëmbajtje pa leje”. Ish futbollisti i Juventusit dhe Udineses akuzohet se i kishte kaluar babait të tij dy pistoleta të paligjshme, me këtë të fundit që kishte një të kaluar të errët me botën e nëntokës.
Babai i Jakinta u dënua me 19 vjet burg, teksa Gjykata e Apelit i’a hoqi atij 7 vjet.
Ish kampioni i botës me Italinë në vitin 2006, u gjet me dy pistoleta dhe qindra plumba.
Sipas autoriteteve, armët ishin regjistruar, por transferimi për t’u përdorur nga babai i lidhur me mafian, gjithashtu inkriminoi ish-futbollistin.
Nga ana e tij, Iaquinta ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij dhe babait të tij, duke premtuar të ndjekë çështjen më tej.