Ish futbollisti i Frankfurtit merr timonin e Akademia Pandev

Me të përfunduar gjysëmsezoni vjeshtorë në elitën e futbollit vendor, trajneri i Akademia Pandev, Jugosllav Trençovski, vendosi të largohet nga kjo skuadër, për shkak rezultateve të dobëta. I njëjti një gjë të tillë kishte kërkuar që të bëjë shumë më herët, mirëpo ishin drejtuesit e Akademia Pandev që nuk kishin pranuar një gjë të tillë.

Tashmë kur edhe zyrtarisht Trençovski është larguar nga posti i trajnerit, drejtuesit e skuadrës nga Strumica janë duke menduar për emrin e ri, që do i udhëhiqte ata në pranverë.

Informacione të afërta me “infOSport.mk”, bëjnë me dije se një ndër kandidatët kryesor për të marrë timonin e Akademia Pandev, është edhe ish futbollisti i Ajntraht Frankfurtit, Aleksandar Vasoski, që me mjaft sukses në dy vitet e fundit kishte udhëhequr Vardarin.

Për Vasoskin, Vardari ishte sfida e tij e parë si kryetrajner. Ai skuadrën shkupjane e udhëhoqi në gjithsej 76 ndeshje, duke regjistruar 35 fitore, 26 barazime dhe 15 disfata, transmeton “infOSport.mk”, ndërsa drejtuesit e Akademia Pandev besojnë se pikërisht ai mund të nxjerrë skuadërn nga kjo krizë.

Kujtojmë Akademia Pandev pjesën e parë të sezonit 2020/2021 e mbylli në pozitën e parafundit me vetëm 17 pikë të tubuara.

Leave a Reply