Inter është në kërkim të një mesfushori, të cilin thuhet se e ka gjetur te skuadra e Liverpullit. Bëhet fjalë për XHiorxhinjo Vijnaldum, i cili me skuadrën nga “Enfilld Roud” ka kontratë deri më 30 qershor të vitit që po na vjen, ashtu që gjatë afatit kalimtarë të janarit ka të drejtën e transferimit.
“Zikaltërit” të cilët po kërkojnë që të shesin Naingolan dhe Eriksen do të kenë nevojë për një mesfushor të ri dhe duket se holandezi është zgjidhja ideale sa i përket kësaj çështjeje.
Vlera aktuale e Vijnaldum llogaritet diku rreth 40 milionë euro, mirëpo ai mund të jetë i volitshëm në treg për një shifër prej 15-20 milionë eurosh.