Union Berlin mundi Borusinë e Dortmundit me rezultatin 2:1 në ndeshjen e parë të javës së 13-të në Bundesligë, njofton “infOSport.mk”.
Berlinasit ndëshkuan kundërshtarin e tyre me dy gola nga rivëniet nga këndi, që ishin pjesë e Taivo Ajuonij (57’) dhe Manuel Fridrih (78’).
Goln e vetëm për mysafirët nga Dortmundi e realizoi Jusufa Mukoko, futbollisti ky që në këtë mënyrë u fut në hostorinë e Bundesligës gjermane, si golashënuesi më i ri me vetëm 16 vjet e 28 ditë.
Në këtë mënyrë ylli i ri i Dortmundit arriti të thyej thyer rekordin e vendosur në qershor nga Florian Virtz (17 vjeç e 45 ditë) i Bajer Leverkuzenit, i cili me vetëm 17 vjet e 45 ditë arrinte të ndëshkonte kampionët e Bajern Munih.
Për Dortmundin ishte kjo disfata e 3-të në 5 ndeshjet e fundit, dhe gjithsej e 5-ta këtë edicion në Bundesligë, aty ku për momentin renditet në pozitën e katërt me 22 pikë. Ndërkohë Union Berlin falë fitores së sotme me 21 pikë mban pozitën e 5-të në renditje.