Sonte bëhet ndarja e çmimeve për më të mirër, Levandovski sfidon Mesin me Ronaldon

Sot me fillim në ora 19:00 në Cyrih të Zvicrës, do të mbahet ceremonia e dhënies së çmimeve për më të mirët e vitit 2020 në futboll.

FIFA do të përzgjedh lojtarin/en, trajnerin/en, portierin/en dhe golin më të mirë të vitit 2020.

Në garën për futbollistin më të mire, sulmuesi polak i Bajernit të Munihut, Robert Levandovski, njëherit fituesi i Ligës së Kampionëve të fundit, do të sfidojë dy futbollistët më të mirë viteve të fundit, Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin, ndërkohë në konkurrencë të femrave për këtë çmim në garë janë Harder e Çelzit, Renard e Lionit dhe Bronze e Mançester Sitit.

LISTA E NDARJES SË ÇMIMEVE
Futbollisti më i mirë i vitit
Robert Levandovski (Bajern Munih),
Kristiano Ronaldo (Juventus),
Lionel Messi (Barcelona)
 
Portieri më i mirë i vitit
Emanuel Nojer (Bajern Munih),
Alison Beker (Liverpull),
Jan Oblak (Atletiko Madrid)
 
Trajneri më i mirë i vitit
Flik (Bajern Munih),
Bielsa (Lids Junajted),
Klop (Liverpull)
 
Pushkas, Goli më i bukur i vitit
De Arraskaeta (Flamengo),
Son (Totenhem),
Suarez (Barcelona)
 
Futbollistja më e mirë e vitit
Harder (Çelzi),
Renard (Lion),
Bronze (Mançester Siti)
 
Portierja më e mirë e vitit
Buhadi (Lion),
Neher (Çikago Red Stars),
Endler (PSZh)
 
Trajnerja më e mirë e vitit
Hejes (Çelzi),
Veso (Lion),
Uigmen (Hollanda)

Leave a Reply