Shkupjani Lirim Zendeli shton shpresat e shqiptarëve për të parë një bashkëatdhetar të tyre në kampionatin botëror të Formula 1.
21-vjeçari gjatë sezonit të shkuar ishte pjesë e Formula 3 me Charouz Racing System.
Në kampionatin, që sapo u mbyll talenti u rendit në vendin e 8-të në kuotën e 104 pikëve, teksa arriti të fitojë edhe një prej garave të këtij sezoni.
Paraqitja e mirë e Zendelit i ka siguruar atij një hap të madh në karrierë, pasi edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e Formula 2, duke qenë vetëm një kategori më poshtë se elita e garave.
View this post on Instagram
Lajmin e madh e bën të ditur vetë talenti shqiptarë përmes një postimi në “Instagram”.
“Sot shënon një ditë shumë shumë e veçantë për mua… Më në fund mund t’ju them se unë do të pilotoj për MP Motorsport për vitin tim të parë në Formula 2. Jam shumë falënderues dhe 100% gati të vazhdojë me paraqitjen e fortë që tregova në vitin 2020”, – shkruan Zendeli në Instagram.
Lirim Zendeli edicionin e ri në Formula 2 do të jetë pjesë e skuderisë MP Motorsport.