Sejdini: FFM një familje e madhe, para kamerave prezanton edhe ato që nuk i njeh opinioni, por që kotribuojnë shumë (VIDEO)

Muhamed Sejdini po bënë një punë të shkëlqyer në Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa trguesi më i mirë janë sukseset dhe punët që bëhen nga ky institucion në gjithë vendin tonë. Duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut nën drejtimin e tij arriti edhe suksesin historik, duke u kualifikuar në Europianin e vitit të ardhshëm, Sejdini me modestinë e tij vendosi që para opinionit të prezantojë edhe ato njerëz që bëjnë shumë punë për përfaqësuesen në prapavi, por që realisht janë të panjohur për opinionin.

Gjithë këtë numri një i Federatës së Futbollit në vend e kishte bërë përmes një video materiali, ku prezantoi drejtorin sportive të përfaqësueses, Deni Masev, mjekun e ekipit, ekonomin dhe disa anëtarë të tjerë të taborit “verdhekuq”, pa të cilët nuk mund të paramendohet puna që bëhet në skuadër.

Sipas Muhamed Sejdinit, FFM është një familje e madhe, dhe prej kur se ky institucion ka filluar të funksionojë si i tillë, sukseset janë evidente.

Që një kolektiv të jetë i suksesshëm, secili individ duhet të ndjehet i rëndësishëm dhe i vlerësuar. Secili me njohuritë dhe aftësitë e tij kontribuon në arritjen e qëllimeve”.

Kjo është një video për njerëzit në Federatë dhe përfaqësuesen A të Maqedonisë, të cilët vihen tërësisht në shërbim dhe në mënyrë maksimalisht profesionale kryejnë detyrat e tyre, por që nuk janë të eksponuar para publikut. Unë gjithë atyre u jam jashtëzakonisht shumë mirënjohës, pasi pas futbolistëve dhe stafit teknik, pikërisht ata janë më meritorët që Maqedonia do të jetë pjesë e Kampionatit Europian në futboll” – ka shkruar në profilin e tij zyrtarë në “facebook”, numri një i Futbollit në vend.  (infOSport.mk)

Leave a Reply