Nga formacioni më i mirë, trajneri dhe futbollisti i vitit, njihuni me të gjitha çmimet e FIFA-s

Sonte në Cyrih të Zvicrës u mbajt ceremonia për zgjedhjen e më të mirëve në futboll për vitin 2020, të organizuat nga FIFA.

Ashtu edhe siç pretendohej, sulmuesi polak i Bajernit të Munihut, Robert Levandovski u shpall futbollisti më i mirë i vitit, duke lënë pas vetes dyshen e finalistëve, Lionel Messi dhe Kristiano Ronaldo.

Epiteti për trajnerin më të mirë i takoi strategut gjerman të Liverpullit, Jurgen Klop, ndonëse shumica mendonin se ky çmim do të shkojë në duart e trajnerit të Bajernit të Munihut, Flik, për shkak të tripletës së trofeve me ekipin “bavarez”.

Portieri më i mirë për vitin 2020 është zgjedhur gardiani i Bajernit, Manuel Nojer, i cili në sezonin e fundit i dha siguri skuadrës së tij në fitimin e tripletës, mirëpo i njëjti nuk bënë pjesë në formacionin më të mirë të vitit, teksa në portë është përzgjedhur Alison Beker i Liverpullit.

Më tej, në mbrojtje janë dyshja Van Dajk-Ramos, ndërsa nga krahët Arnold dhe Dejvis. Mesfusha përbëhet nga De Brujne i Sitit, Tiago Alkantara i Liverpulit dhe Kimish i Bajernit.

Ndërkohë treshja në sulm përbëhet nga Mesi-Levandovski-Ronaldo.

TË GJITHA ÇMIMET:
Lojtari më i mirë i vitit:
Robert Levandovski (Bajern Munih)
Lojtarja më e mirë e vitit:
Lusi Bronz (Mançester Siti)
Futbollistja më e mirë e vitit:
Vivian Miedema (Arsenal)
Trajneri më i mirë:
Jurgen Klop (Liveprull)
Trajnerja më e mirë për femra:
Sarina Vigman (Holandë)
Goli më i bukur i vitit:
Heung Min Son (Totenham)
Portieri më i mirë:
Manuel Nojer (Bajern Munih)
Portierja më e mirë femër:
Sara Buhadi (Lion)

Leave a Reply