Barcelona ka regjistruar edhe fitoren e dytë rrishtazi në La Liga, duke u afruar edhe më shumë me vendet e para në tabelë, njofton “infOSport.mk”.
Ekipi “katalunas” regjistroi një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sociedadit të vendit të parë me rezultatin 2:1.
Ndeshja nuk nisi mirë për ekipin e trajnerit Kuman që e pësoi nga Villian Hoze. Ekipi mik gjeti golin me një aksion model që u finalizua si duhet nga Hoze në minute e 27-të për 0:1.
Gëzimi i miqve nuk zgjati shumë, pasi vetëm pas 4 minutash, Zhordi Alba barazoi gjithçka. Mbrojtësi lëshoi një silurë dhe shkundi rrjetën për 1:1.
Pjesa e parë solli dhe fitoren e Barcelonës, pasi De Jong dërgoi topin në rrjetë për 2:1 pas asisit të Albës.
Pjesa e dytë e ndeshjes nuk solli asnjë gol tjetër dhe Barcelona arriti të administronte rezultatin. “Katalunasit” marrin 3 pikë të arta dhe marrin frymë pas rezultateve zhgënjyese.