Turqi, futbollisti refuzon të shkëmbejë fanellën me kundërshtarin, arsyeja do ju habis gjithëve

Shkëmbimi i fanellave midis futbollistëve kundërshtarë është një ritual mëse i zakonshëm, por jo gjithmonë është e thënë të jetë kështu.

Një episod i çuditshëm ka ndodhur në ndeshjen e 1/16-ave të Kupës së Turqisë në ndeshjen midis, Rizespor dhe Eskisherhirspor, në të cilën ndeshje vendasit shënuan fitore 3:0.

Kur lojtar i Rizesporit Braian Samundio i kërkoi të shkëmbente fanelën kolegut të tij kundërshtar Bugra Çaglian, ky i fundit ka refuzar.

Mediat turke raportojnë se kjo sjellje e futbollistit ka ardhur për shkak se klubi ndodhet në vështirësi të mëdha financiare dhe nuk ka mundësi të garantojë fanella të tjera.

Episodi në fjalë ka bërë xhiro në rrjetet sociale.

 

Leave a Reply