Reali i Madridit ka bërë detyrën në ndeshjen kundër Atletik Bilbaos, duke shënuar fitore 3:1, njofton “infOSport.mk”.
Në këtë mënrë skuadra baske vazhdoi agjërimin pa fitore në ndeshjet në Madrid kundër Realit të Madridit, ndaj së cilës skuadër tashmë nuk fitojnë plotë 16 vite. Atletiko Bilbao e nisi mirë ndeshjen duke u kanosur në dy raste përmes Uiliams dhe Markos, mirëpo në minutën e 13-të arbitri kryesor ndëshkoi edhe me kartonin e dytë të verdhë futbollistin mysafir Raul Garsia, ashtu që minutat në vazhdim ishin shumë të vështira për skuadrën nga Bilbao.
Our refereeing expert believes that sending off Raul Garcia was the right call, but Athletic can feel hard done by not to have a penalty vs Real Madrid 😡https://t.co/JKOzue8Psg pic.twitter.com/dV2g8q9P55
— MARCA in English (@MARCAinENGLISH) December 15, 2020
Gjermani Toni Kros në minutën e parë shtesë të pjesës së parë shënoi golin e parë për Realin, duke bërë që “mbretërit” të krijojnë epërsinë e shumëpritur pas epërsisë numerike që kishin në fushë.
🚀✨ WHAT a @ToniKroos golazo from outside of the box to end the first half!
🅰️ @vinijr
👊 VAMOS!#RealMadridAthletic | #HalaMadrid pic.twitter.com/wgzyHsPb8t— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) December 15, 2020
Në pjesën e dytë edhe pse pritej që Reali të sulmonte dhe të jetë më dominues, Atletik Bilbao në minutën e 52-të me anë të Kapa barazoi shifrat në 1:1.
52' GOOOAAAALLLL BY @AnderCapa!!!!
1-1 I #RealMadridAthletic #AthleticClub 🦁 pic.twitter.com/9CRUOeR2Gc
— Athletic Club (@Athletic_en) December 15, 2020
Ky gol bëri që Zidane në minutën e 63-të të reagojë nga bankina, duke inkuadruar në lojë Iskon dhe Asension, ndërsa e gjithë kjo solli një lojë më dinamike dhe më të shpejtë nga ana e “madrilenëve”, e ku në minutat e mbetur fjalën kryesore doli ta ketë Karim Benzema, duke mposhtur dy herë portierin mysafir.
Francezi golin e tij të parë personal dhe të dytin për Realin e Madridit e realizoi në minutën e 74-të, kur mjaft mirë shfrytëzoi harkimin e Karvahal në zonë dhe me kokë tundi rrjetën e skuadrës baske, ndërsa të dytin personal dhe të tretin për Realin e realizoi në minutat shtesë të takimit, kur mjaft mirë pranoi një passim nga ana e Luka Modriç dhe me të djathtën e tij edhe për herë të tretë mposhti portierin mysfair Simon. Para këtij goli, Atletik Bilbao pati një rast ideal për të barazuar shifrat, mirëpo portieri Kurtua me një intervenim bravuroz bëri që skuadra e tij në fund të vjen deri tek 3 pikëshi, transmeton “infOSport.mk”.
🏁 FT: @realmadriden 3-1 @Athletic_en
⚽ @ToniKroos 45'+2', @Benzema 74', 90'+2'; Capa 52'#Emirates | #HalaMadrid pic.twitter.com/KaA902egmX— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) December 15, 2020
Me këtë fitore Reali i Madridit barazohet me pikë me dy skuadrat e para në tabelë, Real Sociedadin dhe Atletiko Madridin, që të trija këto skuadrat me nga 26 pikë.
Në anën tjetër Atletik Bilbao mbetet në kuotën e 14 pikëve, me ç’rast kjo skuadër vazhdon të mbajë pozitën e 13-të në tabelë.