Korabi shkarkon trajnerin

Skuadra e Korabit nga Dibra që pjesën e parë të sezonit në Ligën e Dytë – Perëndim e mbylli në pozitën e 5-të me 24 pikë, (plotë 13 pikë larg pozitës së parë që mbahet nga Skopje), ka mbetur pa trajner, teksa drejtuesit e kësaj sakudre vendosën të shkarkojnë trajnerin e deritanishëm, Bobi Stojkovski, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë kanë konfirmuar edhe nga klubi dibran, përmes faqes së tyre zyrtare në facebook: “Pas një bashkëpunimi një vjeçar, KF Korabi ndërpret marrëdhënien me trajnerin Bobi Stojkoski. Bordi drejtues i klubit falenderon për kontributin e dhënë në klub, dhe i dëshiron suksese në të ardhmen”.

Stojkoski te Korabi erdhi janarin e këtij viti nga skuadra e SFK Sered, ku luante rolin e asistentit, ndërsa gjatë karrierës së tij strategu 54-vjeçar kishte udhëhequr edhe  Makedonija Gj.P në dy periudha të ndryshme, duke luajtur rolin e asistentit, por edhe rolin e kryetrajnerit.

Ndryshe karrierën si trajner e kishte nisur në Gjermani, te skuadra e Tus Bovinghausen, ndërsa te Korabi në fillim të këtij viti kishte zevendësuar Berat Imerin.

 

Leave a Reply