Interi ka fituar derbin me Napolin në “Xhuzepe Meaca”, duke iu falënderuar një penaltie saktë të ekzekutuar nga Romelo Lukaku në minutën e 73-të, kur edhe u vendos fati i këtij takimi, pasi pikërisht nga ajo minutë tek mysafirët me të kuq u ndëshkua kapiteni Insinje, duke i’a vështirësuar edhe më shumë punët skuadrës “napolitane” që në fund nga Milano duheshe të kthehet duarboshë.
Përveç kësaj fitore, Interit i shkoi për shtati edhe barazimi 2:2 në transfertë i Milanit. Diferenca midis dy skuadrave nga Milano tashmë është vetëm një pikë, 28 për Milanin dhe 27 për Interin, teksa në pozitën e tretë me 24 pikë renditet Juventusi, skuadër kjo që në ndeshjen e zhvilluar më herët barazoi 1:1 me Atalantan.
Fiorentina barazoi 1:1 me Sasuolon, Parma dhe Bolonja luajtën pa gola për gjatë 90-të minutave, ndërkohë me barazim u mbyll edhe ndeshja Specia – Bolonja (2:2).
Fitore shumë të rëndësishme regjistroi edhe Sampdoria, që në transfertë mundi 2:1 Veronën.