Java e fundit e stinorit vjeshtorë në elitën e futbollit vendor nuk ka rezultuar aspak pozitive për skuadrat favorite, Shkëndijën, FC Shkupin dhe Makedonija Gj.P, njofton “infOSport.mk”.
Që të tre këto skuadra pësuan disfata në ndeshjet si vendas, ndërsa më shumë habit disfata e Shkëndijës ndaj Pelisterit, skuadër kjo që ndodhet në zonën e rrezikut, njëjtë sikurse edhe Renova, që morri një fitore burrërore ndaj Makedonija GJ.P (2:3) në Shkup.
Ndërkohë në derbin shqiptarë, Struga Trim Lum në Shkup, mundi FC Shkupin e Umit Karan, për të cilin ishin kjo disfata e parë në LPFMV, prej kur se morri drejtimin e kësaj skuadre. 2:1 ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi të zhvilluar në kompleksin sportiv pranë FFM-së, e ku vendosi goli i ish futbollistit të FC Shkupit, Abdylhadi Jahja.
Vardari pa shumë probleme mundi 3:0 Bellasicën në Strumicë, Rabotniçki me përmbysje, falë sulmuesit të talentuar Luka Stankovski mundi Borecin me rezultatin 2:1, ndërkohë me po të njëjtin rezultat, Akademia Pandevi mundi Sileksin në Kratovë, transmeton “infOSport.mk”.
Ishin këto ndeshjet e fundit të pjesës së parë të sezonit në elitën e futbollit vendor, ndërsa pjesa e dytë e sezonit 2020/2021 hap siparin me 14 shkurt të vitit 2021, kur në program do të jenë ndeshjet e javës së 19-të. Deri atëherë neve si “infOSport.mk” na mbetet të ju njoftojmë me të rejat e fundit që kanë të bëjnë me lëvizjet e futbollistëve.
LDFMV – Java 18 |
||||||||||||||||||
|