Useini shënon në fitoren e Gjilanit ndaj KEK-ut në Kupën e Kosovës

Gjilani ka kaluar me sukses raundin e 1/16 së finales në kuadër të Kupës së Kosovës, duke eliminuar skuadrën e Ligës së Parë, KEK-un, njofton “infOSport.mk”.

5:0 ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi, në të cilin në bankinën e Gjilanit, debutoi trajneri i ri, Bylbyl Sokoli.

Ndryshe ndër autorët e golave në këtë ndeshje për Gjilanin doli të jetë edhe mesfushori tetovarë, Muhamed Useini, teksa përveç tij, në rrjetën e “elektriçistëve” shënuan edhe Fiton Hajdari, Tomislav Bushiç dhe Darmo Nikac, i cili shënoi dy gola.

Ishte ky takimi i vetëm i kësaj faze që u zhvillua gjatë ditës së sotme, ndërsa në fundjavë Gjilanin e pret edhe ndeshja e javës së 18-të në kampionat, ndeshja derbi kundër Ballkanit në Suharekë.

Leave a Reply