Shkëndija të dielën në terren vendas do të mirëpret Pelisterin në ndeshjen e fundit që kjo skuadër do ta zhvillojë për vitin 2020-të, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Ernest Gjokës llogaritet favorite absolute në këtë përballje, mirëpo në futboll ka vend edhe për surpriza.
Trajneri i “kuqezinjëve” në takimin e nesërm do të duhet ti bëjë llogaritë pa mbrojtësin e krahut të djathtë, Mevlan Murati, si dhe fantazistin, Valon Ahmedi.
Pikërisht ky i fundit kishte shënuar një nga golat në atë fitore 3:1 në ndeshjen e parë të këtij edicioni të zhvilluar në Manastir, derisa dy golat tjerë mbajnë firmën e Lupçe Doriev dhe Besart Ibraimit, dyshes sulmuese, nga e cila priten gola pikërisht nesër në stadiumin e Tetovës.