Arbitreja nga Maqedonia e Veriut, Ivana Projkovska së bashku me ndihmëset e saja, Elena Sokolevska-Ilievski dhe Vjollca Izeiri, si dhe arbitren e katërt Irena Velevaçkovska-Ristevski, sonte kanë udhëtuar për në Spanjë ku të mërkurën do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në kategorinë e femrave, midis Barcelonës dhe PSV Eindhoven.
Për katër arbitret më të mira të vendit tonë, dhe në veçanti për FFM-në, është ky një nder i veçantë, pasi bëhet fjalë për katër vajza që kanë autoritet në ndarjen e drejtësisë në futboll.
Arbitret Ivana Projkovska, Elena Sokolevska-Ilievski, Vjollca Izeiri dhe Irena Velevaçkovska-Ristevski vite me radhë janë skenën e futbollit të vendit tonë, qoftë si futbolliste, apo edhe arbitre në futbollin vendor dhe atë ndërkombëtarë, ndërsa së fundmi Velevaçkovska-Ristevski, ishte arbitre kryesore në ndeshjen derbi të Ligës së Dytë – Lindje, në konkurrencë të meshkujve midis Bregallnicës dhe Kit Go.
Arbitres nga Prilepi i ndihmuan dy arbitret nga Shkupi, Biljana Milanova dhe Elena Ilieska, derisa arbitre e katërt kishte qenë, Ivana Projkoska.
Ndeshja midis PSV dhe Barcelonës në program është të mërkurën (16 dhjetor) me fillim në ora 17:00, dhe e njëjta do të zhvillohet në stadiumin “Kamp Nou”.