Pas atij të Ligës së Kampionëve, është hedhur edhe shorti për 1/32 e finaleve në Liga Europa.
Nga faza e grupeve 24 skuadra kanë kaluar tutje, teksa tetë ekipe të tjera i janë bashkuar nga Liga e Kampionëve. Gjiganti anglez Mançester Junajtedi do të ketë një përballje tejet të vështirë, pasi do të luajë me Real Sociedadin e Adnan Januzajt.
Interesant është edhe dueli mes Benfikës dhe Arsenalit të Granit Xhakës.
Milani do të luajë në Ballkan, ku do të përballet me kampioninin në fuqi të Serbisë, Crvena Zvezdën. Skuadra tjetër e madhe italiane, AS Roma do të ketë një kundërshtar shumë të papërshtatshëm pasi përballet me portugezët e Bragës.
Ja të gjitha përballjet e Liga Europa:
Wolfsberg – Tottenham Hotspur
Dynamo Kyiv – Club Brugge
Real Sociedad – Manchester United
Benfica – Arsenal
Crvena Zvezda – AC Milan
Antwerp – Rangers
Slavia Praga – Leicester City
Braga – Roma
Krasnodar – Dinamo Zagreb
Young Boys Bern – Bayer Leverkusen
Molde – Hoffenheim
Granada – Napoli
Maccabi Tel-Aviv – Shakhtar Donetsk
Lille – Ajax
Olympiacos – PSV Eindhoven .