Granit Xhaka në qendër të kritikave, Evra: Henry fiku TV, nuk sheh Arsenalin për shkak tij

Arsenali u mund në shtëpi nga Bërnli një ditë më parë dhe në shënjestër ka përfunduar mesfushori, Granit Xhaka.

Futbollisti shqiptarë, i cili është pjesë e kombëtares së Zvicrës, bëri nëj gjest antisportiv, duke i futur duart në fyt njërit prej lojtarëve kundërshtarë.

Normalisht kjo nuk mund të falej nga arbitri dhe në rrjetet sociale kanë nisur menjëherë komentet kundër Xhakës.

Një mendim në lidhje me atë që ndodhi e ka dhënë edhe francezi Patris Evra, në Sky Sport.

Nëse do të isha në vend të Artetas, nuk do të më plaste nëse Xhaka do të vinte me duart lart dhe do të thoshte ‘Më falni djema’. Nuk kam asgjë kundër Xhakës, por është koha që ai të thotë ‘Kam bërë mjaftueshëm këtu, po lëndoj fansat, shokët e skuadrës dhe trajnerin. Më lini të iki’”, është shprehur Evra.

Ai nuk është ndalur me kaq: Po flasim për Xhakën dhe unë do t’ju tregoj një histori të shpejtë. Tieri Henry një ditë më ftoi në shtëpinë e tij. ‘Eja Patris, do të shikojmë ndeshjen e Arsenalit’ më tha. Ai ndezi televizorin dhe imazhi i parë që në doli në ekran ishte Xhaka duke udhëhequr Arsenalin, me shiritin e kapitenit në krah. Tieri Henry fiku televizorin direkt. I thashë se çfarë ndodhi dhe me tha ‘nuk mund ta shikoj ekipin tim me Xhakën kapiten të skuadrës’. Nuk e pamë ndeshjen, nisëm të flisnim për shumë gjëra të tjera. Kjo tregon gjithçka në lidhje me atë që mendojnë legjendat e këtij klubi për të. Ai përsëri e la ekipin e tij në baltë.

Ne e kemi kritikuar edhe Pepe shumë, por me Xhakën nuk është hera e parë. Më kujtohet dy vite më parë kur thashë për Arsenalin se është një ekip me fëmijë. Ai doli direkt e tha ‘Patrice nuk është hera e parë që flet për ne’.

Më kujtohet ndeshja e radhës, ai u zëvendësua, hoqi bluzën dhe e hodhi përtokë. Mjaftonte aq për Xhakën. Mendoj se tifozët e Arsenalit kanë parë mjaftueshëm nga ai, u shpreh francezi, i cili për tetë sezone ka qenë pjesë e rëndësishme e Mançester Junajted dhe ka provuar të fitojë shumë trofe. (abcnews.al)

Leave a Reply