Shkëndija sipas planit, fitore e madhe e Struga Trim Lum, derbi shkupjan mbyllet pa fitues

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 17-të në elitën e futbollit vendor, në të cilën Shkëndija sipas planit arriti deri tek 3 pikëshi në transfertën ndaj Akademia Pandev, duke siguruar kështu titullin kampion i vjeshtës, njofton “infOSport.mk”.

Falë fitores minimale 1:0, Shkëndija arriti në kuotën e 39 pikë, ndërsa duke pasur parasysh se dy ndjekësit më të afërt FC Shkupi dhe Makedonija GJ.P barazuan në ndeshjet e tyre, epërsia prej 6 pikëve e “kuqezinjëve”, ju mundëson atyre të festojnë titullin e vjeshtës që një javë para përfundimit të saj.

Ndryshe edhe njëherë tjetër vendosi goli i talentit 16-vjeçar, Dashmir Elezi, i cili në minutën e 53-të majft mirë shfrytëzoi pasimin e Mexhit Nezirit dhe nga afërsia mposhti portierin kundërshtarë.

Një fitore me shumë peshë morri edhe Struga Trim Lum, që në terren vendas mundi Rabotniçkin. 2:1 ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi të zhvilluar në Strugë, aty ku skuadra e trajnerit Srgjan Zaharievski nuk dinë për disfatë në plotë 9 ndeshje. Florent Osmani në të parën dhe Abdylhadi Jahja në të dytën ishin autorë të golave për ekipin strugan, derisa Fahrudin Djurdjeviç nga penaltia përkohësisht kishte barazuar shifrat në pjesën e parë.

Derbi mes dy skuadrave shkupjane, Vardarit dhe Makedonija GJ.P u mbyll me barazimin 2:2. Edhe pse të besuarit e Vasoskit kishin epërsi të dyfishtë, në fund skuadra nga Gjorçe Petrovi nxorri një barazim, duke mbajtur hapin me FC Shkupin në pozitën e dytë.

Fitoren e parë pas plotë 10 ndeshjeve e regjistroi Pelisteri, që në Manastir mundi minimalisht Bellasicën, ndërkohë në Veles, Boreci çështjen e fituesit e zgjodhi që në pjesën e parë falë dyshes së saj më në formë, Nikolla Prelçec – Marjan Ristovski. Vlen të theksohet se në disfatën 2:0 të Sileksit, ndoshta ndikoi edhe kartoni i kuq për kapitenin Angelçe Timovski që në minutën e 5-të.

Kujtojmë dje në Tetovë derbi shqiptarë midis Renovës dhe FC Shkupit u mbyll me barazim pa gola.

Leave a Reply