Koronavirusi i merr jetën ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare

Oto Bariç nuk jeton më! Lajmin e hidhur për vdekjen e ish-trajnerit të Shqipërisë në vitet 2006-2007 e kanë bërë të ditur mediat kroate. Trajneri legjendar ka ndërruar jetë prej koronavirusit në moshën 88-vjeçare.

Bariç mbahet mend te Shqipëria për disa ndeshje mjaft të mira që skuadra kuqezi zhvilloi, duke pasur një dorë të madhe në skuadër në aspektin taktik.

Që prej largimit nga “kuqezinjtë”, Bariç nuk drejtoi më skuadra. Në të kaluarën ai ka qenë edhe në krye të Kombëtares së Kroacisë dhe Austrisë, e gjithashtu i klubeve të njohura si Rapid Vjenë, Shturm Grac apo edhe Shtutgart në Gjermani.

Sipas asaj që raportojnë mediat kroate, Bariç ndërroi jetë në spitalin e Dubravës në Zagreb, ku prej 7 ditësh ishte i shtruar.

Leave a Reply