Ish trajneri i Shkëndijës personazhi kryesor i ndeshjeve të mbrëmshme në Liga Europa! Mundi Romën, por….

Mbrëmja e kaluar ka dhënë edhe emrat e 24 skuadrave të kualifikuara për në raundin e dytë të ndeshjeve të Liga Europa, aty ku do të shtohen edhe 8 skuadra që vijnë nga Liga e Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Në mesin e skuadrave të kulifikuara është edhe skuadra e njohur italiane e Romës, që megjithatë fazën e grupeve e mbylli me disfatë.

Skuadra nga kryeqendra italiane u mund nga CSKA Sofje, skuadër kjo që udhëhiqet nga ish trajneri i Shkëndijës, Bruno Akrapoviç.

Strategu boshnjak kishte analizuar mjaft mirë lojën e “Ujkeshës romake”, ndaj të cilëve CSKA Sofje, shënoi fitore 3:1.

Një tjetër emër i njohur që u bë protagonistë në këtë ndeshje, ishte edhe ish sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue, që realizoi dy gola.

Vërtetë mbrëmje e çmendur, ishte mbrëmja e kaluar për skuadrën e CSKA Sofjes së Bruno Akrapoviç, që megjithatë nuk arriti të kualifikohet për në fazën e 1/16 së finales së Liga Europa, edhe përkundër fitores dhe pikëve të njëjta që kishte me ekipin rumun të CFR Kluzh nga Rumania në kuadër të grupit “A”, aty ku përveç Romës, një vend për në fazën tjetër siguroi edhe Jang Bojs, që mundi rumunët e Kluzh me rezultatin 2:1.

Ndryshe përveç Romës dhe Jang Bojs, një vend për në ndeshjet e fazës nokaut të Liga Europa, siguruan edhe Arsenali, Molde, Bajer Leverkuseni, Slavia Praga, Gllazgou Renxhersi, Benfika, PSV Ajndhoveni, Granada, Napoli, Real Sociedadi, Leçester Siti, Braga, Milani, Lille, Viljarealli, Makabi Tel Aviv, Totenhami, Antverpeni, Dinamo Zagrebi, Volfsberger, Hofenhajmi dhe Crvena Zvezda, transmeton “infOSport.mk”.

Gjithë këtyre 24 skuadrave për në 1/16 e finales do ju bashkohen edhe 8 skuadrat që vijnë nga Liga e Kampionëve, si: Mançester Junajtedi, Ajaksi, Klub Bryzh, Olympiakosi, Dinamo Kiev, Krasnodar, RB Salzburg dhe Shakhtar Donetsk.

Leave a Reply