Njihuni me 16 skuadrat që do të luftojnë për trofeun e Ligës së Kampionëve

Pas zhvillimit të ndeshjeve të xhiros së 6-të në grupet e Ligës së Kampionëve, tashmë edhe zyrtarisht janë mësuar emrat e 16 skuadrave që do të luftojnë për trofeun e këtij kompeticioni.

Klubet e kualifikuara, janë: Bajerni i Munihut, Maçester Siti, Liverpulli, Çelzi, Borusia e Dortmundit, Lajpcigu, Borusia Menhengladbahu, Juventusi, Paris Sen Zhermeni, Real Madridi, Sevilja, Porto, Lacio, Barcelona, Atletiko Madridi dhe Atalanta.

Shorti për ndeshjet e 1/8 së finales do të mbahet me 14 dhjetor në Nion të Zvicrës. Në të skuadrat e para në grupe do të jenë të drejtën për të qenë nikoqire në ndeshjet kthyese, ndërkohë skuadrat e dyta në tabelë do të jenë nikoqir në ndeshjet e para.

Në këtë fazë gjithashtu nuk do të mund të shortohen skuadra nga të njëjtat shtete, apo edhe të të njëjtit grup.

Ndeshjet e para të 1/8 se finales do të zhvillohen me 16, 17, 23 dhe 24 shkurt, ndërkohë ato kthyese me 9, 10, 16 dhe 17 mars të vitit 2021.

Të gjitha skuadrar e kualifikuara në Ligën e Kampionëve:
Skuadrat e vendeve të para
Bajern Munihu
Mançester Siti
Liverpulli
Çelzi
Juventusi
PSZh-ja
Real Madridi
Skuadrat e vendeve të dyta:
Atletiko Madrid
Barcelona
Porto
Sevilja
Lacio
Atalanta
RB Lajpcig
Bourisa Menhengladbah

Leave a Reply