Demir Imeri shënon në fitoren e Vllaznisë, shkodranët vazhdojnë të kryesojnë renditjen (VIDEO)

Demir Imeri po kalon momente shumë të mira te Vllaznia e Shkodrës. Kërçovari te skuadra shkrodrane erdhi si agjent i lirë, teksa së fundmi sihte pjesë e skuadrës ukrainse të Olimpipk Donetsk, njofton “infOSport.mk”.

Ai te Vllaznia kishte debutuar me gol në miqësoren ndaj Erzenit, që më pas të shënojë edhe 3 gola në dy ndeshjet e Kupës së Shqipërisë kundër Elbasanit dhe Devollit, ndërsa së fundmi ka ardhur edhe goli debutues në kampionatin eliltarë shqiptarë.

Imeri shënoi në ndeshjen e javës së 7-të kundër Kastriotit në transfertë, në të cilën ndeshje skuadra e tij shënoi fitore 3:0. 25-vjeçari realizoi golin e tretë për Vllazninë, skuadër kjo që çështjen e fituesit e zgjodhi që në pjesën e parë.

Imeri realizoi një super gol në minutën e 43-të, kur vendosi të parabolojë portierin kundërshtarë,  derisa dy golat tjerë mbajnë firmën e Ismael Dunga (1’) dhe Haris Dilaver (18’).

Në këtë ndeshje te Vllaznia për shkak kartonëve nuk luajti Mevlan Adili, ndërsa në krahun e majtë të mbrojtjes, u paraqit Isaevski.

Vllaznia pas 7 xhirove kryeson renditjen me 16 pikë, duke lënë pas vetes Kukësin, ndërkohë Kastrioti me 10 pikë mbetet në pozitën e katërt.

Leave a Reply