Sot në Nion të Zvicrës me fillim në ora 14:00 do të hidhet shorti për ndeshjet e “Main Round” në kuadër të Ligës së Kampionëve në futsal, njofton “infOSport.mk”.
Në mesin e skuadrave që me shumë entuziazëm presin emrin e kundërshtarit të rradhës, është edhe skuadra kampione e vendit tonë, Futsal Shkupi, që me mjaft sukses kaloi raundin parakualifikues, duke eliminuar kampionët e Irlandës, Blu Mexhik FC Dublin.
Futsal Shkupi bënë pjesë në vazon e tretë në mesin e skuadrave jo bartëse, bashkë edhe me skuadrat si, Viten Orsha (Bjellorusi), Hohenstein-Ernstthal (Gjermani) dhe AEK Futsal Club (Greqi), skuadra këto që do të gjejnë kundërshtarë nga rangu i skuadrave, si: Kairat Almaty (Kazakaistan), Aktobe (Kazakaistan), Kherson (Ukrainë) dhe Vytis (Lituani).
Ndeshjet e këtij raundi në program janë nga data 12, deri me 17 janar.