Bobi Bozhinovski pa dyshim se është një ndër mesfushorët më të mirë që ndonjëherë ka luajtur në futbollin tonë vendor. Edhe pse në moshë 39-vjeçare, Bozhinovski po luan në formë të madhe edhe në sezonin aktual, aty ku në 15 ndeshje ka realizuar 3 gola.
Ai luajti edhe sot përballë Pelisterit, ndërsa edhe pse nuk shënoi ai në fund kishte shkas për të festuar. Përballë skuadrës nga Manastiri, Bozhinovski regjistroi paraqitjen e tij të 100-të me fanellën e Makedonija GJ.P, skuadër kjo që këtë vit po bënë shumë mirë në futbollin eliltar, duke qenë në garë për titullin kampion.
Ndryshe Makedonija GJ.P në takimin e javës së 16-të kundër Pelisterit shënoi fitore 2:1, falë një dopiete të shënuar nga sulmuesi Khalid Basid.