Atalanta e Berat Gjimshitit arriti të siguronte një biletë për në fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve. “Zikaltërit” nga Bergamo triumfuan në transfertën ndaj Ajaksit, duke siguruar kështu vendin e dytë pas Liverpulit.
Kolumbiani Muriel ishte autori i golit të vetëm për Atalantan në minutën e 85-të, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës italiane.
Paraqitje fantastike për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, i cili ishte i pakalueshëm në mbrojtje.
Në dy sfidat e tjera, të zhvilluara në orën 18:55, PSZh-ja mposhti Bashakshehirin me rezultatin 5:1. Braziliani Nejmar realizoi “tripletë”, ndërkohë Mbape realizoi “dopietë”.
Ky takim ishte i planifikuar për tu zhvilluar dje, teksa u shty për sot pas incidentit mes arbitrit të katërt Kostantin Kultesku dhe ndihmës trajnerit të skuadrës turke, Pjer Vebo, ndaj të cilit arbitri rumun kishte përdorur fjalë raciste.
Ndërkohë përballja tjetër e grupit “D” mes Midtjyllandit danez dhe Liverpullit anglez u mbyll me shifrat 1:1. Një rezultat zhgënjyes ky për skuadrën e Jurgen Klop, që avansoi me golin e Sallah që në minutën e parë, derisa Sholc në minutën e 62-të barazoi shifrat në 1:1.
Goli i egjiptianit i realizuar në sekondën e 55-të, ishte më i shpejti i shënuar në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.