Agim Ibraimit po i bënë mirë shiriti i kapitenit, shënon sërish për Kukësin (VIDEO)

Agim Ibraimi doli të jetë sërish protagonistë me Kukësin në Superligën shqiptare, duke u regjistruar në listën e golashënuesve edhe në ndeshjen e vlefshme të javës së 7-të kundër Bylisit në Ballsh, njofton “infOSport.mk”.

Kukësi regjistroi fitore 3:0 në këtë udhëtim, ndërsa Ibraimi realizoi golin e dytë në minutën e fundit të pjesës së parë.

Ndryshe Eze kaloi në epërsi skuadrën nga Verilindja e Shqipërisë, me golin e realizuar në minutën e dytë, ndërkohë rezultatin përfundimtarë, Bylisi 0, Kukësi 3, e vendosi Limaj nga penaltia në minutën e 87-të.

Ndryshe goli i sotëm ndaj Bylisit për ish futbollistin e Shkëndijës, i cili tashmë mban edhe shiritin e kapitenit ishte i 4-ti sezonal, pas dy golave të shënuar ndaj Vllaznisë dhe një gol tjetër të shënuar ndaj Laçit.

Kukësi pas 7 xhirove të para renditet në pozitën e dytë me 13 pikë, 3 më pak se Vllaznia e vendit të parë.

Leave a Reply