Partizani edicionin e ri në futbollin shqiptarë e ka nisur shumë mbarë, teksa nga gjithsej 8 ndeshje, në 7 prej tyre nuk ka pranuar gol. Pa dyshim se meritat për një arritje të tillë ju dedikohen mbrojtësve, aty ku fjalën kryesore ka strugani Egzon Belica, i një kohë mban edhe shiritin e kapitenit te “Demat e Kuq”.
Ndryshe Partizani nuk ka pranuar gol në 6 ndeshje, rradhazi, 5 prej të cilave në kampionat dhe një në kuadër të Kupës.
Sigurisht trajneri i Partizanit, Ilir Daja, njihet për një mentalitet sulmues në lojën e tij, por fakti që nuk pëson i jep sigurinë se ai gol i shënuar do të jetë i sigurt atëherë kur ekipi të ketë nevojë, ndaj ndërtimin e sulmit te Partizani po e nisin nga mbrojtja, ku prej javës së parë nuk kanë nxjerrë më topin nga rrjeta duke u konfirmuar se projekti që ka nisur me shumë mundësi do të jetë i suksesshëm.
Në ndeshjen e fundit, derbin ndaj Tiranës nuk pati shkëlqim sulmues, por siguria në mbrojtje bëri që derbi të mos humbej pasi mundësitë e lëna për Tiranën ishin pothuajse zero. Të mos pësosh prej 5 ndeshjesh radhazi në kampionat nuk është thjesht çështje fati.
Dhe në sezonin që Partizani mori titullin, u vu re pas humbjes në javën e parë në Korçë, e njëjta tendencë me të kuqtë që pësonin pak apo aspak, sepse dhe te Partizani e kanë kuptuar, se sidomos në një kampionat si Superliga shqiptare, ku diferencat janë minimale, do të jenë mbrojtësit ata që në fund do t’i sjellin fitimin e kampionatit, sigurisht nëse sulmuesit bëjnë detyrën e tyre që të paktën njëherë të dërgojnë topin në rrjetë.