Të mërkurën në elitën e futbollit vendor në program janë ndeshjet e javës së 16-të, e ku pa dyshim se shumë vëmendje do të marrë dueli midis njogësve të vjetër, FC Shkupit dhe Vardarit, njofton “infOSport.mk”.
Për dallim nga vitet tjera, kur mungonte një Shkup i fuqishëm, këtë edicion po na mungon një Vardar i tillë, mirëpo pavarësisht rezultateve të këtij edicioni të “kuqezinjëve”, ndeshjet mes këtyre dy skuadrave gjithnjë kanë qenë të zjarrta, edhe pse kësaj rradhe e njëjta nuk do të ketë bukurinë e tifozëve, kjo për shkak pandemisë “Covid 19”.
NDESHJET TJERA – Shkëndija është favorite absolute përballë Bellasicës, Renova pritet të ketë një detyrë të vështirë në Shkup përballë Rabotniçkit, por paraqitjet e këtij edicioni të “romantikëve” nuk është se janë aq solide, ashtu që “gjipspunuesit” me një angazhim maksimal mund të vazhdojnë serinë e ndeshjeve pa humbje nën drejtimin e Qatip Osmanit, e për më tepër që përballë kanë një kundërshtarë të rangut të tyre, por që aktualisht ka 3 pikë më shumë.
Një detyrë të vështirë pritet të ketë Struga Trim Lum në udhëtim te Sieksi në Kratovë, Akademia Pandev do të jetë nikoqir i Borecit, ndërkohë Makedonija GJ.P do të përballet me Pelisterin.
LPFMV – Java 16 |
||||||||||||||||||
|