Është marrë vendimi final për ndeshjen e ndërprerë midis Paris Sen Zhermenit dhe skuadrës së Istanbul Bashakshehir, që startoi sonte si gjitha ndeshjet tjera të raundit të fundit të Ligës së Kampionëve, por që e njëjta u ndërpre në minutën e 14-të, për shkak të një skandali, ku në qendër të vëmendjes ishte arbitri i katërt, rumuni Sebastian Kultesko.
Ky i fundit i ishte drejtuar ndihmësit të trajnerit të Bashakshehir, Pjer Vebo me fjalën, “ai i ziu atje” në gjuhën rumune, por që shkaktoi protesta të ashpëra, e ku më i zëshmi ishte Demba Da, i cili ishte ndëshkuar me të kuq nga ana e arbitrit kryesor Ovidiu Hacegan.
De esta manera, Demba Ba encaró al 4° árbitro tras el comentario racista del silbante asistente.
📹 vía @V1Loxzi pic.twitter.com/FgsjiULCWx
— Peloteando (@Peloteandomx) December 8, 2020
E gjithë kjo situatë e krijuar bëri që ndeshja të ndërpritet, ndërsa edhe pse e njëjta u tha se e njëjta do të fillojë në ora 22:30 dhe se vendin e arbitrit të katërt, Kultesko do ta zinte një nga arbitrat e dhomës “VAR”, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Bashakshehir edhe përfundimisht nuk kishte pranuar në rikthehej në fushë, ndërsa informacionet e fundit nga Franca thonë se Paris Sen Zhermeni dhe Bashakshehiri do të përballen nesër.
Nuk dihet saktë ora e zhvillimit, dhe nëse e njëjta do të niste nga minuta e 14-të, nga momenti i ndërprerjes.