Sot do të luhen 8 sfidat e fundit të grupeve të Ligës së Kampionëve, të cilat pritet të dhurojnë spektakël. Në fushë do të zbresin shumë skuadra të mëdha, teksa vëmendja më e madhe do të jetë padyshim tek 2 duelet më të rëndësishme siç është ajo mes Barcelonës dhe Juventusit si dhe Lajpcigut dhe Mançester Junajtedit.
Në “Kamp Nou”, do të luhet për vendin e parë, pasi si “katalunasit” ashtu edhe “biankonerët” e kanë siguruar kualifikimin për në fazën e dytë, atë të eliminimit. Njëherit kjo ndeshje do të na dhurojë edhe njëherë tjetër përballjen Messi-Ronaldo, e para pas shumë dueleve që këto dy futbollistë i kishin kur luanin në La Liga.
Ndërkohë që një duel tepër i zjarrtë pritet të jetë ai në Gjermani ku luhen fatet e kualifikimit. Lajpcigut i nevojitet vetëm fitorja përballë “Djajve të Kuq”, të cilët me barazim të paktën do të kishin siguruar pozitën e dytë në grupin “H”, aty ku PSZH është favorit absolut përballë turqve të Bashakshehir.
Ndryshe siparin e ditës së sotme do të ngrejnë dy takimet e Grupit “F” që do të startojnë në orën 18:55. Lacio e Strakoshës dhe Muriqit, do të presë në shtëpi belgët e Klub Bryzh. Të kaltërve do t’iu mjaftonte një barazim për të siguruar kualifikimin më tej. Ndërkohë që Zenit-Dortmund do të jetë sfida tjetër e këtij grupi që luhet në orën 18:55.
Në përballjet e tjera, në fushë do të zbresin skuadra si Çelzi, Sevilja, apo edhe Ferencvaroshi i Myrto Uzunit, që në dueline drejtëpërdrejtë me Dinamo Kievin do të kërkojë pozitën e parë dhe sigurimin e pranverës europiane.
Përballjet e ditës së sotme në Ligën e Kampionëve: |
GRUPI E |
Çelzi – Krasnodar 21:00 |
Ren – Sevilja 21:00 |
GRUPI F |
Lacio – Klub Bryzh 18:55 |
Zenit – Borusia Dortmund 18:55 |
GRUPI G |
Barcelona – Juventus 21:00 |
Dinamo Kiev – Ferencvarosh 21:00 |
GRUPI H |
PSZh – Bashakshehir 21:00 |
Lajpcig – Mançester Junajted 21:00 |